UBT News

Nesër varrosen dy të rinjtë nga Deçani që vdiqën në Gjermani

Dy vëllezër nga komuna e Deçanit kanë vdekur si pasojë e goditjes nga treni në Gjermani. Varrimi i të ndjerëve bëhet nesër, në varrezat e fshatit Ratish i Epërm.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, teksa ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të organizohet nga Institucionet Lokale të Deçanit.

“Ju njoftoj se, nesër ditë e premte, në ora 15:00, do të bëhet varrimi i Hasan dhe Blerian Arifaj , në varrezat e fshatit Ratish i Epërm.Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Institucionet Lokale të Deçanit.Ngushëllime familjes Arifaj dhe të gjithë qytetarëve për humbjen tragjike!”, shkroi Ramosaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version