Nesër pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi se të enjten në ora 10:00 pritet që të njëjtat të bëhen publike.
“Mund t’ua konfirmoj se rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, tha ai.
Zgjedhjet lokale u mbajtën më 17 tetor.