Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të mbajë nesër seancë dëgjimore publike për kushtetutshmërinë e Qeverisë Hoti.
Kushtetuesja përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se seanca dëgjimore do të fillojë në orën 10:00.
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të mbajë seancë dëgjimore publike, të mërkurën, më 2 dhjetor 2020, duke filluar nga ora 10:00, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO95/20, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07/V-15, të miratuar më 3 qershor 2020, përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës””, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.
Për shkak të rrethanave të krijuara si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, seanca dëgjimore publike do të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online), përmes platformës Zoom./UBTNews