UBT News

Nesër rundi i ri i bisedimeve Ukrainë-Rusi, do të diskutohet edhe për krizën e grurit

FILE PHOTO: Wheat is seen in a field near the southern Ukranian city of Nikolaev July 8, 2013. REUTERS/Vincent Mundy

Një rund i ri i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë mbi eksportin e grurit nga Ukraina do të zhvillohet nesër në Stamboll, konfirmoi Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, duke cituar Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

Lufta në Ukrainë ka bllokuar rreth 22 milionë ton drithë brenda Ukrainës, sipas presidentit Volodymyr Zelensky. Kjo është krizë në rritje për vendin e njohur si “shporta e bukës së Evropës”.

Para pushtimit nga Rusia, Ukraina mund të eksportonte 6-7 milionë ton drithë në muaj, por në qershor ajo dërgoi vetëm 2.2 milionë, sipas Shoqatës së Grurit të Ukrainës.

Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë thotë se lufta po rrezikon furnizimet ushqimore në shumë vende në zhvillim./UBTNews/

Exit mobile version