Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nesër do të mbajnë protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kështu është bërë e ditur përmes një postimi nga kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla.
Në njoftim është potencuar se do të protestohet kundër skandaleve qeveritare.
“Kundër koordinimit me Milan Radojçiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK! Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK”, është shkruar ndër të tjera në njoftim.