Ministria e Kulturës të martën më 6 gusht do të organizoj pritje shtetërore për nder të kampionëve dhe ekipit olimpik të cilët kanë përfaqësuar Kosovën me krenari në Lojërat Olimpike në Paris 2024.
“Kjo mbrëmje i dedikohet festimit të arritjeve të tyre të jashtëzakonshme, punës së palodhur dhe medaljeve historike që kanë sjellë në shtëpi. Sportistët tanë i kanë treguar botës fuqinë, vendosmërinë dhe talentin e Kosovës, duke na bërë të gjithëve krenarë. Bashkohuni me ne në sheshin ‘Xhorxh Bush’, t’i presim me krahë hapur, e të festojmë suksesin e tyre së bashku”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ngjarja do të mbahet nesër (6 gusht 2024), në Sheshi “Xhorxh Bush”, Prishtinë ora 19:00./UBTNews/