Nesër (e mërkurë) nis gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër serbit Dragisha Milenkoviq, nën akuzën për “krime të luftës kundër popullatës civile”.
I njëjti pritet që nesër të përballet me dëshmitarët të cilët janë ftuar të dëshmojnë për vuajtjet dhe torturat që i kishin përjetuar në atë kohë.
Në thirrjen për shqyrtim që ka siguruar KosovaPress, një prej dëshmitarëve në këtë seancë është edhe qytetari nga Suhareka, Arsim Zyba, i cili do të japë dëshminë e tij gjatë kohës kur ishte i burgosur në burgun e Dubravës.
I akuzuari Milenkoviq është në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë.