Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër do të mblidhet në orën 09:00 për të vendosur datën për mbajtjen e seancës konstitutive.
Këtë për KosovaPress e ka bërë të ditur, Bekim Kupina, këshilltari për media i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.
Sipas tij, seanca konstituive do të propozohet në kryesi që të mbahet më 22 mars.