Nesër do të mbahet afati i dytë provimit të Maturës Shtetërore 2020. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se rreth 8 mijë e 300 nxënës e kanë paraqitur testin e maturës për afatin e dytë.
Sipas njoftimit, testi fillon në orën 10:00 dhe do të mbahet në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovën. MASH-i njofton se i kanë bërë përgatitjet e duhura, që ky test që po mbahet në kushte të pandemisë, të shkojë sipas planifikimit.
Komisioni Shtetëror i Maturës bën të ditur se në këtë proces do të jenë të angazhuar 252 komisionerë, 900 administrues dhe 84 mbikëqyrës dhe testi do të mbahet nën masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në proces. Edhe kësaj radhe, mediet mund të kenë qasje nëpër qendra të testimit, në koordinim me komisionin e qendrës së testimit, deri në orën 09:30”, thuhet në njoftim.