UBT News

Nesër marshohet për ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit

Qeveria e Kosovës sot e ka shpallur zyrtarisht 14 Prillin si ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo u bë me kërkesën që e dorëzoi presidentja Vjosa Osmani në Qeveri.

Lidhur me këtë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me Zyren e Presidentes të Republikës së Kosovës dhe organizatat anëtare të Platformës “Bëhu Zëri Im”, nesër do të organizojnë një marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Marshi do të fillojë në orën 12:00 nga sheshi “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar deri te monumenti heroinat, ku do të prezantohet instalacioni “14 Prilli.”

Exit mobile version