UBT News

Nesër inaugurimi i Joe Biden si president

Inaugurimi është një ceremoni zyrtare që shënon fillimin e presidencës së re dhe do të mbahet në Washington DC.

E vetmja karakteristikë e kërkuar është që presidenti i zgjedhur të recitojë betimin presidencial.

“Betohem solemnisht se do të kryejë me besnikëri detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe me aq sa kam mundësi do ta ruajë dhe mbrojë Kushtetutën e ShBA-ve”.

Posa t’i thotë këto fjalë, presidenti Joe Biden do ta zë vendin e tij si presidenti i 46-të, dhe kështu do të kompletohet ceremonia (por kjo nuk është e gjitha), përcjell UBTNews.

Kamala Harris do të bëhet nënkryetare pasi të bëjë betimin, dhe kjo ndodh pak para betimit të presidentit.

Sipas ligjit, dita e inaugurimit është 20 janari. Biden do të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë gjatë ditës.

Inaugurimet presidenciale realizohen me plane të hollësishme të sigurisë, e sidomos tani meqë para më shumë se një jave, përkrahësit e Trumpit sulmuan Capitol-in./UBTNews

Exit mobile version