UBT News

Nesër fillon Akademia Verore e Karrierës në UBT 2025

Duke filluar më 16-17 korrik 2025, zhvillon aktivitetin Akademia Verore e Karrierës, në kuadër të UBT GLOBAL FEST 2025, aktivitet ky që mbahet tash e disa vite me radhë, nën organizimin e Qendrës së Karrierës në UBT.
Shkathtësitë e buta dhe zhvillimi i karrierës do të jenë fokusi kryesor i Akademisë, ku për dy ditë do të zhvillohen aktivitete dhe trajnime me qëllim avancimin e këtyre shkathtësive.
Ligjërata tematike nga industria, me përfaqësues të kompanive të ndryshme, do ta karakterizojnë Akademinë, duke u ofruar pjesëmarrësve njohuri dhe perspektiva të vlefshme për karrierën e tyre të ardhshme, si dhe mundësi punësimi në këto kompani.

Exit mobile version