UBT News

Nesër do të mbahet mbledhje urgjente e OKB-së

Përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov, thotë se Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar situatën në termocentralin Zaporizhzhia. Takimi do të mbahet nesër në New York.

Ulyanov akuzon gjithashtu Kievin për krijimin e “pengesave dhe vështirësive artificiale” për një mision të mundshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në termocentralin bërthamor./UBTNews/

Exit mobile version