UBT News

Nesër do të lansohet iPhone 14

Apple pritet që nesër të lansojë linjën e iPhone 14 në ngjarjen kryesore vjetore të kompanisë.

Ngjarja do të zhvillohet në Cupertino të Kalifornisë, dhe do të transmetohet në uebsajtin e Apple dhe në kanalet e rrjeteve sociale.

Ftesa e këtij viti shfaqte një qiell nate me një plejadë yjesh që formojnë logon e Apple, duke nxitur spekulimet se do të ketë përmirësime të mëdha në kamerën e iPhone-ve.

Vëzhguesit e Apple janë të entuziazmuar se do të ketë përmirësim të cilësisë së kamerës në modelin e iPhone 14, përmes së cilit mund të xhirojnë video 8K. Nëse kjo ndodhë, mund të jetë ndër ndryshimet më të mëdha në cilësinë e kamerës së iPhone deri më sot./UBTNews/

Exit mobile version