UBT News

Nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë të ditur se nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se të gjitha shtetet fqinje do të njoftohen me kohë për masat e reja.

Latifi, kështu u deklarua në një takim që pati sot me Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

Në këtë takim u diskutua për përgatitjen profesionale të mjekëve të rinj nga Kosova përmes bashkëpunimit të kuadrove dhe institucioneve përkatëse akademike dhe shëndetësore të Maqedonisë së Veriut.

Jusufi njoftoi Lafitin se së shpejti ministri i ri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut do ta vizitoj Kosovën./klankosova.tv.

Exit mobile version