Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë pas vrasjes në Pejë, e dyta kjo brenda një kohe të shkurtër.
Pas vrasjes së Erona Coklit në Ferizaj nga ish-bashkëshorti, një tjetër rast makabër ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Pejë. Gjyljeta Ukella nga Peja dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.
“Shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.