Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama nesër do ta marrë detyrën e të parit të kësaj komune. Lajmin e konfirmoi komuna e Prishtinës përmes një njoftimi.
“Gjithashtu, ju njoftojmë se me këtë rast do të bëhet betimi dhe nënshkrimi i deklaratës solemne për marrjen e detyrës së kryetarit të ri të komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe betimi i anëtarëve të ri të Kuvendit të komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ceremonia fillon në orën 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës.