UBT News

Nëse Twitter nuk e pranon ofertën e Elon Musk, ai ka një plan B!

Miliarderi Elon Musk nuk është i sigurt nëse përpjekja e tij për ta blerë Twitterin për 41 miliardë dollarë do të jetë e sukseshme, deklaroi ai në një konferencë në Vankuver. Musk tha se ka një “plan B” nëse Twitter-i ia refuzon ofertën – dhe kritikoi modelin e udhëheqjes së Mark Zuckerberg, megjithatë nuk dha detaje rreth planit tjetër.

Ekipi ekzekutiv i kompanisë së mediave sociale u ka thënë punonjësve se aktualisht janë duke shqyrtuar ofertën.

Sipas miliarderit Musk, Twitter duhet të jetë rrjet social më i hapur dhe më transparent.

“Mendoj se është tejet e rëndësishme që të ketë një arenë gjithpërfshirëse për fjalën e lirë”, deklaroi ai.

Të enjten, ai zbuloi ofertën e tij për të blerë të gjitha aksionet në Twitter që nuk janë nën pronësi të tij./UBTNews/

Exit mobile version