Nëse pavarësisht kremërave të shumtë hidratues që keni përdorur fytyra juaj është ende e thatë, atëherë ka ardhur koha për diçka tjetër.
Neps ju sugjeron një maskë që përgatitet shumë lehtë në kushtet e shtëpisë dhe me një kosto shumë të ulët.
Do ju nevojitet:
- 1 avokado
- 2 lugë gjelle kos natyral
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm
Udhëzime:
- Bashkoni në një tas të gjithë përbërësit dhe me ndihmën e një furçeje aplikojeni në fytyrën e pastër.
- E lini të veprojë për 15 minuta dhe më pas e shpërlani fytyrën me ujë të vakët.
Rezultatet do të dallohen që në përdorimin e parë, por gjithsesi ju mund ta përdorni dy herë në javë për rezultate afatgjata.
Acidet yndyrore që gjenden tek avokadoja dhe tek vaji i ullirit do të ju ndihmojnë shumë në përmirësimin e lëkurës suaj./neps.al