UBT News

Nëse KEK-u nuk ua rrit rrogat, punëtorët paralajmërojnë grevë

Pasi dialogu nuk bëri punë për të gjetur zgjidhjen për rritjen e pagave, punëtorët e korporatës energjetike të Kosovës (KEK) synojnë të arrijnë qëllimin në forma të tjera. Mbi 3 mijë punëtorë të kësaj ndërmarrjeje u dakorduan që të premten të protestojnë në Prishtinë para zyrave të KEK-ut.

“Ashtu siç është rrit në çdo sektor paga edhe ne kërkojmë rritjen në KEK për shkak të specifikave që i ka KEK-u dhe punëtorët e KEK-ut. Punëtorët e KEK-ut i mbajnë nga 3 vende të punës, punëtorët e KEK-ut punojnë në shi, në borë, punëtorët e KEK-ut punojnë me ndërrime natë edhe ditë për me ndriçu Kosovën kurse të vetmit janë punëtorët e KEK-ut që nuk i’u kanë ngrit pagën”, tha Xhelal Jashari, punëtor i KEK-ut.

“Jemi shumë të kënaqur me prodhimin por me të ardhura absolut jo. Sepse krejt shkaku i inflacionit. Çdo ditë çmime të ndryshme nuk po mundemi me ja dal në fund me të ardhurat mujore”, deklaroi Haxhi Kastrati, punëtor i KEK-ut.

Përpos rritjes së rrogës punëtorët e KEK-ut kërkojnë edhe shujtën e ushqimit. Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica, kërcënon me grevë nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

“Neve janë duke na dergu drejt asaj rruge edhe pa dëshirën tonë. Anëtarët tanë bëjnë presion që në këtë protestë të mos ketë protestë por të ketë grevë. Ne në njëfarë forme e kemi ndrydhë zërin e tyre me qëllim që të mos ketë probleme me energji elektrike qytetari i Kosovës duke u bazuar në gjendjen emergjente mirëpo sikur bordi po na shtynë drejt asaj rruge domosdoshmërisht dhe neve po na shtin me dyshu mos po ka ndonjë dëshirë për qështje të tjera personale për të shkuar drejtë grevës dhe ndaljes së prodhimit”, Nexhat Llumnica, kryetar i sindikatës së KEK-ut.

Exit mobile version