Sabrina Carpenter ka deklaruar se “absolutisht” do të merrte në konsideratë ndalimin e telefonave në koncertet e saj të ardhshme, pasi u detyrua të fikte vetë pajisjen e saj gjatë një koncerti ku ishte e pranishme si spektatore.
“Kjo me siguri do t’i mërzisë fansat, por absolutisht”, tha këngëtarja e hitit Espresso për revistën Rolling Stone. Carpenter filloi të mendojë për mundësinë që edhe fansat të largonin telefonat, pasi pa duon Bruno Mars dhe Anderson .Paak – Silk Sonic – ta bënin këtë gjatë një performance në Las Vegas.
“Ata më fikën telefonin”, tha ajo. “Nuk kam përjetuar kurrë ndonjëherë një koncert më të mirë. U ndjeva sikur isha kthyer në vitet ’70 – edhe pse s’isha as e lindur. Por me të vërtetë u ndjeva sikur isha aty”.
“Të gjithë këndonin, kërcenin, shikonin njëri-tjetrin dhe qeshnin”, shtoi ajo. “Ishte diçka vërtet, vërtet e bukur”.
“Unë jam rritur në epokën kur njerëzit i përdorin iPhone-et në koncert. Kjo tani më duket normale. Nuk mund t’i fajësoj njerëzit që duan të ruajnë kujtime”.
Fansat e Carpenter nuk duhet të shqetësohen për momentin. Këngëtarja e Manchild sugjeroi se nuk do të vendosë ndalimin e telefonave edhe për ca kohë.
“Varet se sa gjatë dua të jem në turne dhe në çfarë moshe do jem”, tha ajo me humor. “Zemër, hiquni ato telefona. Nuk keni pse zmadhoni fytyrën time”.
“Tani për tani, lëkura ime është e butë dhe e freskët. S’ka problem, por mos më zmadhoni kur të jem 80 vjeç në skenë”.
Deklaratat e Carpenter rreth telefonave shkaktuan reagime të ndryshme nga publiku.