Tashmë nisi testimin e një abonimi me kosto të ulët në disa vende të Evropës i cili ju jep akses përdoruesve në platformë pa reklama.
Në përpjekje për të shtuar numrin e abonimeve në YouTube Premium, Google ka ofruar çdo gjë, nga harduerë falas tek aksesi i funksionaliteteve unike.
Tashmë nisi testimin e një abonimi me kosto të ulët në disa vende të Evropës i cili ju jep akses përdoruesve në platformë pa reklama.
Plani kushton 6.99 euro në muaj ndërsa çmimi normal i YouTube Premium është 11.99 euro. Vetë platforma tha se po teston shërbimin në Belgjikë, Danimarkë, Luksemburg dhe Norvegji. Rivali Netflix ofron një abonim Netflix Basic për çmim prej 7.99 eurosh.
YouTube Premium Lite thotë se ju ofron përdoruesve të YouTube dhe YouTube Kids akses pa reklama në disa pajisje. /PCWorld Albanian