UBT News

Nepali ka nevojë për vaksina AstraZeneca pas rritjes së rasteve

Të hënën, kryeministri i Nepalit, K.P. Sharma Oli kërkoi nga donatorët e huaj ta ndihmojnë Nepalin me vaksina dhe pajisje tjera mjekësore për ta parandaluar kolapsin.

Nepalit urgjentisht i duhen së paku 1.6 milion doza të vaksinës AstraZenca, në mënyrë që të vaksinohen qytetarët me dozën e dytë, teksa vendi po përballet me rritjen e rasteve.

Nepali deri më tani ka vaksinuar dy milionë njerëz me vaksinën AstraZeneca dhe me vaksinën kineze, Sinopharm. Por autoritetet u detyruan të pezullojnë programin e vaksinimit muajin e kaluar pasi vendi dështoi t’i siguronte vaksinat nga India dhe Kina.

Kryeministri i Nepalit thotë se ishin në kontakt me Kinën dhe Rusinë, si dhe prodhuesit tjerë, që urgjentisht t’i sigurojnë vaksinat antiCOVID.

Në Nepal të hënën u regjistruan 7 mijë e 388 raste të reja dhe 37 raste të vdekjes. Që nga fillimi i pandemisë, ky shtet ka regjistruar në total 343 mijë e 418 raste dhe 3 mijë e 362 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19./UBTNews

Exit mobile version