UBT News

Nepali do të ndalojë përdorimin e TikTok-ut

Nepali do të ndalojë përdorimin e TikTok-ut. Në njoftimin e Ministrisë së Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit thuhet se harmonia shoqërore dhe mirëqenia po “pengohen” nga keqpërdorimi i këtij aplikacioni dhe se kërkesa është në rritje për kontrollimin e tij.

Ministrja e Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit, Rekha Sharma tha se vendimi për ta ndaluar TikTok-un erdhi gjatë një takimi të kabinetit të hënën.

Sharma tha se deri te ky vendim erdhën pasiqë TikTok-u po përdoret vazhdimisht për të shpërndarë përmbajtje që “prish harmoninë shoqërore, strukturat familjare dhe marrëdhëniet shoqërore”.

TikTok-u tashmë është ndaluar pjesërisht ose plotësisht nga vendet tjera, duke përmendur shkaqe të sigurisë.

Mbi 1 mijë e 600 raste të krimeve kibernetike janë regjistruar gjatë katër viteve të fundit në Nepal./UBTNews/

Exit mobile version