UBT News

Nepal: 77 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Mediat lokale raportuan se një stuhi e fortë ditët e fundit ka goditur Indinë duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Nepal.

Të paktën 77 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepal, transmeton Anadolu Agency.

Mediat lokale raportuan se një stuhi e fortë ditët e fundit ka goditur Indinë duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Nepal.

Ministria e Brendshme tha se 77 persona kanë vdekur në zonat e prekura nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, përfshirë 24 në Panchthar, 13 në Ilam dhe 12 në Doti në perëndim të Nepalit.

Sipas raportimeve, 22 persona janë lënduar dhe 26 rezultojnë të zhdukur.

Në disa vendbanime, veçanërisht në Biratnagar, fushat u përmbytën, një lumë doli nga uji, urat, rrugët dhe shtëpitë u dëmtuan.

Ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës janë të zakonshme nga qershori deri në shtator në Indi dhe Nepal.

Exit mobile version