Uebsajti virtual për kafshët shtëpiake, Neopets, po planifikon rikthimin. I lansuar në vitin 1999 nga zhvilluesit britanikë, kjo faqe u mundëson përdoruesve të kujdesen për kafshët shtëpiake, të bisedojnë dhe të luajnë lojëra.
Por pasi Viacom e bleu atë për 160 milionë dollarë (122 milion £) në vitin 2005, faqja nuk arriti të vazhdojë me kohën dhe shumë elementë pushuan së funksionuari.
Neopets po premton një “epokë të re”, me 4 milionë dollarë financim për ta rikrijuar faqen dhe për të rikthyer 50 lojëra klasike më 25 korrik.
Në kulmin e tij, në mesin e viteve 2000, Neopets kishte 25 milionë përdorues, duke rivalizuar popullaritetin e Tamagotchisit dhe kafshëve të tjera virtuale. Por deri në vitin 2017, numri i përdoruesve pësoi rënie në vetëm 100 mijë përdorues të përditshëm, sipas shefit të atëhershëm ekzekutiv, David Lord./UBTNews/