Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar nëntë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njoftoi se janë regjistruar 680 raste të reja nga 4 mijë e 86 mostra të marra.
IKShPK njofton se janë shëruar edhe 465 pacientë, kurse raste aktive janë 14 mijë e 307./UBTNews