Të paktën nëntë persona u vranë dhe 22 u plagosën në një sulm rus në zyrën e kryebashkiakut të qytetit të Mykolaivit të martën, është bërë e ditur në rrjetin Telegram nga zyra rajonale e këtij qyteti, raporton CNN.
Sulmi rus shkatërroi gjysmën e ndërtesës, sipas krybashkiakut Vitalii Kim.
“Rusët goditën ndërtesën e administratës rajonale, rrënuan gjysmën e ndërtesës, goditën zyrën time. Fatmirësisht, shumica e njerëzve shpëtuan”, ka thënë ai.
“Tetë civilë janë nën rrënoja, ne po i kërkojmë. 50-100 persona kanë dalë. Po kërkojmë edhe tre ushtarakë”, deklaroi tutje ai./UBTNews/