Së paku nëntë persona kanë vdekur si pasojë e një cikloni tropikal Shaheen që goditi Iranin dhe Omanin.
Stuhia goditi këto dy vende të dielën, me erëra mes 120 dhe 150 km/orë. Mijëra persona janë evakuuar nga zonat bregdetare në Oman. Rrugët në kryeqytetin Muskat janë përmbytur.
Në Iran, autoritetet thanë se gjashtë persona u vranë në një port në provincën juglindore të Sistan-Baluchestan. Media zyrtare e vendit tha se infrastruktura përfshirë objektet elektrike dhe rrugët u dëmtuan.
Edhe para se cikloni të zbriste në Oman, tre persona, përfshirë një fëmijë, kishin vdekur tashmë për shkak të përmbytjeve.

Fotografitë nga Muscat tregojnë makina të zhytura në ujë. Autoritetet në kryeqytet urdhëruan që rrugët të përdoren vetëm për udhëtime emergjente./UBTNews