UBT News

Nëntë të vdekur, 486 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë marrë 1 mijë e 374 mostra, prej të cilave rezultuan 486 raste pozitive me COVID-19.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 165 raste, komuna Gjilan 79 raste, komuna Prizren 32 raste, komuna Podujevë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 27 raste, komuna Ferizaj 23 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Gjakovë 17 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Suharekë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Kamenicë 9 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë dhe Skenderaj”, njofton Instituti.

Numri total i rasteve pozitive është 20 mijë e 655 nga 97 mijë e 148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version