Nëntë të lënduar nga shpërthimi i bombolës në një lokal në Ferizaj janë duke u trajtuar në emergjencën e Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani ka treguar për KosovaPress se të lënduarit që po trajtohen në këtë klinikë kanë lëndime të shkallës së dytë, djegie në fytyrë, djegie të ekstremiteteve të sipërme e të poshtme dhe të trupit.
“Nëntë persona të lënduar nga shpërthimi që ka ndodhur në Ferizaj tani janë duke u trajtuar në Emergjencën e Klinikës Universitarë të Kosovës. Kanë lëndime të shkallës së dytë, kanë djegie të fytyrës të ekstremiteteve të sipërme, të poshtme dhe të trupit”, tha Lenjani.