UBT News

Nëntë të arrestuar pas sulmit të tifozëve ndaj skuadrës së Lyonit

Policia franceze raportohet se ka arrestuar nëntë persona dhe është në kërkim të të dyshuarve të tjerë pasi Fabio Grosso dhe lojtarët e Lyonit u sulmuan nga tifozët e Marseille.

Trajneri 45-vjeçar italian dhe lojtarët e tij po udhëtonin për në stadiumin “Velodrome” të dielën në mbrëmje për ndeshjes së tyre në Ligue 1 me Marsejën, kur u vunë në shënjestër të tifozëve huliganë, të cilët hodhën gurë të mëdhenj dhe sende të tjera drejt trajnerit të tyre.

Xhamat e autobusit u thyen dhe Grosso pësoi lëndime të rënda në fytyrë, duke e lënë atë të mbuluar me gjak. Ndeshja u ndërpre dhe incidenti ka shkaktuar protesta të shumta.

Siç theksohet nga Gianluca Di Marzio, nëntë persona janë arrestuar tani nga policia franceze në lidhje me sulmin dhe kërkimi për të dyshuar të tjerë është ende në vazhdim. Përveç Grosso-s dhe ndihmës trajnerit të tij Raffaele Longo, u plagosën edhe pesë policë.

Exit mobile version