Qeveria amerikane konfirmoi se nëntë shtetas të saj janë vrarë në Izrael. Në një prononcim, Shtëpia e Bardhë tha: “U shprehim ngushëllimet e thella familjarëve të viktimave dhe atyre të të prekurve, kurse të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”.
“Ne po vazhdojmë ta vëzhgojmë situatën nga afër dhe jemi në kontakt me partnerët tanë izraelitë, në veçanti me autoritetet lokale”, thuhet tutje në reagim.
Mbi 700 persona janë vrarë në Izrael dhe mbi 500 në Gaza, që kur grupi militant palestinez Hamas nisi sulme masive ndaj Izraelit më 7 tetor. Po ashtu, është raportuar se militantët e Hamasit kanë zënë dhjetëra pengje izraelite./UBTNews/