Ministria e Shëndetësisë përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njoftoi se nëntë raste të reja me COVID-19 u konfirmuan në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit u shëruan gjashtë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 314.
Brenda 24 orëve janë dhënë 2 mijë e 96 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 656 mijë e 937 doza të vaksinës./UBTNews