Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar nëntë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar dhjetë qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 36.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 836 mijë e 182 doza të vaksinës./UBTNews/