Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar nëntë raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 12 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 56.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 829 mijë e 328 doza të vaksinës./UBTNews/