Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar nëntë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u raportua për viktima.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 39 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 504.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 90 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 823 mijë e 780 doza të vaksinës./UBTNews/