Në Kosovë janë konfirmuar nëntë raste me variantin Omicron. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot më 26 dhjetor 2021, në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK-së, janë testuar 22 mostra të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021.
Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se dy raste janë të importuara nga ShBA-ja, dy nga Lodra e Britania e Madhe, një nga Franca dhe katër në komunën e Mitrovicës (këta të fundit thuhet se kanë mohuar historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë jashtë).
Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus./UBTNews