Aktualisht në Francë janë nëntë raste të konfirmuara me variantin Omicron, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas këshilltarit kryesor shkencor të qeverisë, lloji i ri i koronavirusit mund të bëhet variant dominues i virusit në vend deri në fund të janarit.
Omicron po vazhdon të përhapet nëpër botë, teksa shumë shtete kanë vendosur masa kufizuese për udhëtimet nga Afrika, ku për herë të parë u identifikua ky variant./UBTNews