UBT News

Nëntë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është nëntë. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 836 mijë e 716 doza të vaksinës.

Deri më sot 824 mijë e 883 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 338 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 854 persona.

Exit mobile version