UBT News

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve me raketa në Zaporizhzhia

Ka shkuar në nëntë numri i të vdekurve si pasojë e bombardimeve ruse në një ndërtesë banimi në rajonin juglindor të Zaporizhzhias të enjten, konfirmoi zyra presidenciale e Ukrainës.

“Që sot në mëngjes u gjetën edhe dy të vdekur në Vilniansk”, shkroi në Telegram, Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit Volodymyr Zelensky.

“Kështu, nëntë të vdekur tashmë janë gjetur si rezultat i raketave të terroristëve rusë që granatuan ndërtesat e banimit dje”, shkroi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version