Nga raportimet e klinikave COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, rezulton se në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 38 pacientë, prej tyre nëtë të konfirmuar me coronavirus dhe 29 pacientë të tjerë që kanë kaluar virusin.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 11 janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksgjeni
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë