Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko, ka thënë se “nëntë objekte të prodhimit të energjisë” janë dëmtuar gjatë sulmeve të së premtes. Ai nuk dha detaje se në cilat lokacione.
Ministri tha se nënstacionet janë dëmtuar dhe si rezultat kjo ka çuar në një “kufizim të prodhimit të energjisë elektrike në objektet e prodhimit bërthamor”.
Sipas tij, situata e furnizimit me energji në Kharkiv “do të jetë e vështirë”.
Ofruesi shtetëror i energjisë i Ukrainës, Ukrenergo njoftoi se ka aktivizuar “modalitetin e urgjencës”, pas valës së sulmeve ruse të premten./UBTNews/