Nënë minatorë kinezë janë gjetur të vdekur, një ditë pasi 11 kolegë të tyre u shpëtuan pas dy javësh ngujimi në një minierë ari në provincën Shandong.
Kryetari i bashkisë së Yantait konfirmoi vdekjen e tyre, teksa një minator ende nuk është gjetur.
Minatorët u ngujuan në minierën Hushan, pasi hyrja e tunelit u shemb pas një shpërthimi më 10 janar. Të dielen u shpëtuan 11 prej tyre.
“Nga e diela e javës së kaluar e deri në këtë të diele ekipet e shpëtimit nuk i kanë ndalur kërkimet, dhe u gjetën nëntë minatorë të ngujuar në minierë, të cilët fatkeqësisht kanë vdekur”, deklaroi kryetari i bashkisë, Chen Fei./UBTNews