UBT News

Nëntë gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë vajzës tuaj!

Ka disa gjëra që nuk duhet t’i thoni kurrë vajzës tuaj në çdo moshë. Ndonjëherë mund të mos duket kështu, por ajo po ju dëgjon. Ajo po mëson nga ju dhe po ju shikon.

“Pusho së qari”
Gjithkush ka të drejtën e emocioneve të veta. Nëse i thoni vajzës suaj që të mos qajë, po i thoni që po dobësohet duke derdhur lot. Ju gjithashtu i thoni se ndjenjat e saj janë të pavlefshme. Nëse vajza juaj po qan, përpiquni të zbuloni psenë. Flisni me të për problemin, pavarësisht sa i vogël mund të jetë.

“Mos e bëj, do t’i trembësh djemtë”
E rëndësishme është që kurrë të mos i thoni vajzës tuaj të shmanget nga diçka, vetëm sepse ajo mund të humbasë miratimin e fëmijëve në klasë. Asnjëherë mos i nënkuptoni se mendimi i bashkëmoshatarëve të saj meshkuj ka më shumë rëndësi sesa mendimi i saj për veten. Lëreni të bëjë atë që do, edhe nëse është tipikisht një sport ose aktivitet “mashkullor”.

“Po e bën gabim, më lër ta bëj unë”
Mund të jetë joshëse të zgjasësh dorën dhe të lidhësh këpucët e vajzës kur ajo e zgjat shumë. Por ju duhet ta lini atë të përpiqet dhe të dështojë derisa të ketë sukses. Të bërit gjithçka për të nuk do ta mësojë atë të jetë proaktive dhe e pavarur. Jepini kohë për të mësuar vetë.

“Po shton në peshë?”
Asnjë vajzë, pavarësisht nga mosha e saj, nuk duhet të ndihet e gjykuar nga pesha e vet. Komente si kjo mund të dëmtojnë, veçanërisht në moshë të re. Ato mund t’i mbeten në mendje për vitet që vijnë. Mënyra më e mirë për të siguruar që vajza juaj është e shëndetshme, është ta mësoni atë dhe të inkurajoni një mënyrë jetese të shëndetshme. Të qënit e shëndetshme nuk ka të bëjë me një numër në peshore.

“Nuk është për vajzat”
Asnjëherë mos e dekurajoni vajzën tuaj që të marrë pjesë në një aktivitet që ka qenë historikisht për djemtë dhe mos e dekurajoni atë që të hyjë në një fushë të dominuar nga meshkujt. Nëse ajo dëshiron të studiojë inxhinieri, inkurajojeni. Nëse do të marrë mësime karateje apo boksi, regjistrohuni. Mbështetja e saj do ta ndihmojë të thyejë barrierat më vonë në jetë. Jini krenarë që ajo e di se kush është dhe kush dëshiron të jetë.“Je shumë dembele!”
Shpesh ekziston një arsye themelore pse fëmijët nuk janë në gjendje të arrijnë atë që kërkohet prej tyre. Sulmi ndaj vetëvlerësimit të vajzës tuaj nuk do të bëjë asgjë të mirë. Të quhesh dembele nuk çon në motivim. Në vend të kësaj, uluni me vajzën tuaj dhe zbuloni se çfarë po ndodh.

“Eshtë qesharake”
Nëse vajza juaj është e shqetësuar ose e mërzitur për diçka, mos i thoni që është qesharake. Kur i refuzoni ndjenjat e saj, po i thoni se mënyra sesi ajo ndihet nuk është e vlefshme. Dëgjoni atë që thotë ajo dhe ndihmojeni të kalojë kohë të vështira.

“Mjaft u bëre kaq nevojtare”
Kjo do të shkaktojë një tendosje në marrëdhënien tuaj. Ajo do të mendojë se nuk mund të vijë më tek ju kur lëndohet ose ka nevojë për ndihmë. Gjithashtu mund të shkatërrojë vetëvlerësimin e saj dhe ta bëjë atë të vendosë në dyshim emocionet e veta. Si prind, puna juaj është të jeni atje për fëmijët tuaj. Nëse vajza juaj po ju kërkon, merrni pak kohë për ta dëgjuar.

“Pse nuk mund të jesh si vëllai / motra jote?”
Asnjëherë mos e krahasoni vajzën tuaj me dikë tjetër. Çdo vajzë duhet të përpiqet të jetë pjesa e saj më e mirë. Ajo duhet të ndihet komode duke qenë origjinale dhe unike. E vetmja mënyrë që ajo të rritet për t’u ndier rehat në lëkurën e saj është të ndjekë qëllimet dhe të marrë vendimet e veta, dhe të zhvillojë personalitetin e saj./dritare.net

Exit mobile version