UBT News

Nëntë të vdekur dhe 467 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS-CoV-2. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (55 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (89 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 467 raste të reja nga 2 mijë e 914 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 188 raste, Pejë 42 raste, Ferizaj 29 raste, Podujevë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 13 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 8 raste, Kaçanik 8 raste, Viti 8 raste, Vushtrri 8 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq dhe Skenderaj.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka shkuar në 69 mijë e 697./UBTNews

Exit mobile version