UBT News

Nënshkruhet marrëveshja prej 8.9 milionë eurosh për mbështetjen e 198 ndërmarrjeve prodhuese dhe përpunuese

Është nënshkruar marrëveshje  prej 8.9 milionë euro me ndërmarrjet përfituese nga skema mbështetëse për makineri prodhuese dhe përpunuese.

Nënshkrimi u bë në një ceremoni nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ndonëse qeveri në detyrë, megjithatë Kurti nga aty foli për vizionin për një qeverisje të mirë, duke thënë se po krijojnë kushtet të favorshme për bizneset.

Është kënaqësi e veçantë të jem sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për mbështetje financiare të 198 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Këto ndërmarrje janë përzgjedhur për mbështetje në vlerë prej 8.9 milionë euro nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Ndërmarrësi dhe Përkrahje në Kosovë. Kemi vizion për qeverisje të mirë, zhvillim të vazhdueshëm, mirëqenie, siguri dhe barazi. Krijimi i kushteve të favorshme për të bërë biznes është ndër prioritetet tona kryesore. Me këtë investim po ofrojmë mbështetje direkte për shpalosjen e potencialit të bizneseve, të cilat janë kontribuuese të rëndësishme në zhvillimin e mëtejmë të vendit”, deklaroi Kurti.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pati kritika për qeveritë e kaluara.

Kur morëm qeverisjen në vitin 2021 ne kuptuam se nuk ishte punuar për zhvillim industrial që është i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e shtetit. Qeveria ishte me mungesë vizioni për sektorë të rëndësishëm industrial për vendin dhe mungesë për mbështetje për sektorë prodhues. Gjatë mandatit tonë qeverisës indentifikuam shumë praktika të dëmshme e të bërit biznes në Kosovë”, tha ajo./D.B/EO

Exit mobile version