UBT News

Nënshkruhet kontrata për vazhdimin e punimeve në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e rrugës që lidh Prishtinën, Vushtrrinë dhe Mitrovicën, e cila kishte filluar së ndërtuari qysh në vitin 2009.

“Sapo e nënshkruam kontratën për zgjerimin e rrugës që lidh Prishtinën me Mitrovicën. Projekt që ka qenë temë diskutimi në një kohë të gjatë, mbase projektet me te stërzgjatura të pasluftës në Kosovë. Jemi duke shkuar në përfundim të tij meqenëse arritëm sot ta nënshkruajmë kontratën”, deklaroi Aliu në një konferencë për media së bashku me zëvendësin e tij, Hisen Durmishi.

Ministri foli edhe për financimin e këtij projekti. Ai tha se për këtë projekt janë ndarë 25 milionë euro, që janë marrë hua nga OPEC dhe në bashkëfinancim me Fondin Saudit për Zhvillim.

“Bëhet djalë për një projekt 25 milionë euro, që është huamarrje nga fondi OPEC dhe në bashkëfinancimin me Fondin Saudit për Zhvillim, projekt ky që ka procedura të tjera dhe i njëjti ka qenë me autoritetet dhe faza e deritanishme që jemi detyruar ta shkëpusim para një viti. Tash një viti është shkëputur kontrata që është parapara nga një procedurë e auditimit, na zgjatën procedurat për një vit por presim që të kemi rezultate te mira”, ka thënë ai.

Exit mobile version