Komuna e Prishtinës ka nënshkruar të hënën kontratën për blerjen e biçikletave të qytetit. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj, sipas të cilit afati i implementimit të këtij projekti është 60 ditë.
“Sot u nënshkrua kontrata për blerjen e biçikletave të qytetit! Afati i implementimit të projektit është 60 ditë”, ka shkruar Zogaj në rrjetin social Facebook.