UBT News

Nënshkruhen tri marrëveshje mes liderëve të Ballkanit Perëndimor në Procesin e Berlinit

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tri marrëveshje në kuadër të Samitit “Procesi i Berlinit”, të dakorduara më 21 tetor nga ministeriali përgatitor ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve.

Marrëveshjet e nënshkruara:

1. Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor

2. Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor

3. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Evropën Qendrore

Si mikpritës i Samitit të Procesit të Berlinit, kancelari Scholz e ka hapur fjalimin e tij me premtimin se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të anëtarësohen në familjen evropiane dhe kjo gjë është në interesin e vetë rajonit.

Kancelari shtoi se Procesi i Berlinit nuk do të ketë për detyrë vetëm të çlirojë gjithë potencialin e bashkëpunimit, por të përshpejtoj edhe integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit.

“Sot po bëni hapa madhorë duke nënshkruar 3 marrëveshje të rëndësishme. Tregu i përbashkët rajonal do të nxisë ekonominë dhe investimet në rajon. Marrëveshjet do t’iu mundësojnë qytetarëve tuaj që të lëvizin vetëm me letërnjoftime dhe do të sigurohemi që studentët nga Sarajeva të plotësojnë studimet e tyre në Beograd, apo arkitektët nga Tirana të marrin një vend pune në Shkup”, përfundoi Scholz.

Exit mobile version